Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka pritur zyrtarët e OSBE-së Djorde Karan, zyrtar i lartë i policimit në bashkësi, Gazmend Preteni assistent i programit dhe Labinot Sadikun nga Ministria e Punëve të Brendshme – divizioni për siguri në bashkësi.
Tema e këtij takimi kishte të bënte me asistencën që OSBE dhe MPB i japin Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi dhe Këshillave Lokale për Siguri Publike.
Kryetari Sinani ka falënderuar OSBE-në për rolin e saj në përzgjedhjen e katër projekteve që ndërlidhen me sigurinë e që financohen nga Ambasada Norvegjeze dhe implementohen nga OSBE.”Vendosja e kamerave në dy shkolla të Kamenicës, zgjerimi i rrjetit të ndriqimit publik në qytet dhe në Karaqevë të epërme janë projekte të mirëpritura nga ne dhe rrisin sigurinë e qytetarëve të Kamenicës” tha kryetari Sinani.
Zyrtarët e OSBE-së u interesuan për mbështetje konkrete të KKSB dhe KLSP-ve në Kamenicë në fushën e komunikimit, publikimeve dhe ndihmës teknike e profesionale për këta trupa të sigurisë.
Ata e falënderuan komunën e Kamenicës për bashkëpunimin e deritashëm dhe u shprehën të gatshëm që të njejtën ta bëjnë edhe në të ardhmen.
Kryetari Sinani paraqiti edhe projekte e ide të tjera që do të ndikojnë në rritjen e sigurisë për qytetarët e Kamenicës.
0 comments:
Post a Comment