Me ndezjen e zjarreve tek varrezat e dëshmorëve të komunës së Kamenicës, është përmbyllur shënimi i Epopesë e UÇK-së në qytetin tonë.
Të pranishëm në këtë manifestim, ishin qindra qytetarë të komunës. Para tyre, një fjalim mbajti kryetari i komunës, z. Begzad Sinani, i cili kujtoi sakrificën e familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës.
Kryetari Begzad Sinani tha se falë gjakut të dëshmorëve ne sot gëzojmë lirinë, për të cilën u dha aq shumë. Ai tha se duhet të punohet shumë që amaneti i dëshmorëve të vihet në vend, që Kosova të jetë një vend ku të gjithë duan dhe dëshirojnë të jetojnë e të punojnë për të.
“Sot përkujtojmë sakfiricën e një populli për liri dhe pavarësi. Nderojmë familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës. Përulemi para veprës së familjes Jashari.
Lavdi sakrificës së popullit të Kosovës dhe veprës e gjakut të dëshmorëve”, tha veç tjerash kryetari Sinani duke shtuar se ngjarje si kjo, na kthejnë në të kaluarën tonë por njëherit, na ofrojnë frymëzim të vazhdueshëm për të ardhmen.
0 comments:
Post a Comment