Lista Serbe ka reaguar sot me anë të një komunikate në lidhje me deklaratën e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Erzen Vraniqi i cili dje këtë grupacion politik serb e ka quajtur “krijesë fashiste”.
Sipas Listës Serbe pikërisht sjelljet e Vetëvendosjes janë shoviniste dhe frikësuese për serbët në Kosovë.
“Organizatat siç është ‘Vetëvendosja’ fuqinë e vet e humbë në shkatërrime dhe i vetmi interes i tyre është lufta kundër çfarëdo sistemi rregullues, për çka para do kohësh kane mundur të vërtetohen qytetarët e shumë qyteteve në Kosove. Qasja e vetme e saj është paturpësia e deklaratave populliste dhe keqpërdorimi i problemeve te grumbulluara ekonomike që shfaqin pakënaqësinë e qytetarëve”, thuhet në reagim.
kur është fjala për akuzat e Vraniqit se Lista nuk posedon kurrfarë respekti për qytetaret shqiptarë, Lista Serbe dëshiron të përkujtojë se nuk janë anëtaret e organizatës së tyre ata që sistematikisht rrënojnë përmendoret e fqinjëve të tyre dhe nuk gjuajnë me gur njerëzit të cilët shkojnë të vajtojnë të afërmit e tyre të vdekur.
“Çfarë pozite do te kishin serbët nëse fjalën vendimtare në jetën politike do ta kishte Lëvizja Vetëvendosje, për fat të mire kurrë nuk do ta kuptojmë , sepse besojmë që shumica e bashkëqytetarëve tanë shqiptarë dëshiron të jetojë në shoqërinë në të cilën turma nuk sulmon institucionet e veta dhe nuk sulmon gazetarë apo autobusë”, thuhet në reagim.
Lista Serbe fton Vetëvendosjen të pushojë me gjuhën e urrejtjes dhe veprimet ekstremiste të cilat destabilizojnë politikisht Kosovën sepse nga këto nuk mund të kenë leverdi as shqiptarët as serbët.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment