Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, ka ngushëlluar Familjen e asamblesitit të Kuvendit Komunal të Gjakovës Gent Olloni i cili ndërroi jetë dje.
Në telegramin e ngushllimit të Kryetarit Sinani thuhet:
E nderuara Familje Olloni
E nderuara Kryetare e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila
Në emër të qytetarëve dhe institucioneve komunale të Komunës së Kamenicës si dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëshortit, babait, birit dhe kolegut Tuaj Gent Olloni
Ndarja nga jeta e Gentit ishte lajm i hidhur për të gjithë qytetarët e Kosovës e në veqanti për qytetarët që ai përfaqësonte në Kuvendin Komunal të Gjakovës.
Në këto dita të vështira jemi pranë Jush që të ndajmë dhimbjen së bashku me Ju dhe me të gjithë shokët dhe miqët e të ndjerit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për asamblesitin Gent Olloni, Lavdi jetës dhe veprës së tij.
I Juaji
Begzad Sinani, Kryetar i Komunës së Kamenicës
0 comments:
Post a Comment