Komisionit për verifikim të veteranëve të UÇK-së ka publikuar sot listat e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të luftës për Zonën e Dukagjinit.

Në mesin e kësaj liste del të jetë edhe ish-imami i “Xhamisë së Madhe” në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Ai, sipas listave të nxjerra nga Komisioni për verifikim të veteranëve të UÇK-së, del të ketë qenë ushtar i Brigadës 138, “Agim Ramadani”.

Ndryshe, Krasniqi ditë më parë, me një vendim të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) është larguar nga pozita e imamit të “Xhamisë së Madhe”. /Telegrafi/

0 comments:

Post a Comment

 
Top