Pasë pjesës së parë të rrëfimit ekskluziv të Arif Malokut, bashkëluftëtar i Agim Ramadanit dhe Sali Çekut, gazeta “Bota sot” sjellë pjesën e dytë të rrëfimit të tijë për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë bërë në Koshare.
Dje ishte publikuar rrëfimi i parë, ndërsa sot, ne sjellim pjesën e dytë, ku tregon se si UÇK-ja, pra njësiti “COBRA”, e kishte fituar betejën në objektin e Koshares.
Prisnim kur do të vinte urdhri për thyerjen e kufirit
“Ne “COBRAT”, gjithherë ishim një hapë përpara. Vet fakti se ne me komandantin e ri Naserin na u kish besuar realizimi i vëzhgimeve. Me 8 prill më kujtohet se nga komandanti Agim Ramadani është kërkua që të shkoj Komandant Naseri në bazën komanduese në Padesh, ku me tu kthyer nga Agimi ne Bazën e “COBRAVE” po ashtu në Padesh gjegjësisht në shtëpinë e Sadikut, Komandant Naseri ka kërkua prej neve që të përgatitemi për një vëzhgim, por kësaj radhe ka kërkua nga ne që të përgatitemi sikurse të hymë në sulëm, ku duhet të pajisemi mirë me armatimin e duhur, municion të mjaftueshëm, granata dore po ashtu edhe me ushqim së paku për 24 orë”, vazhdon rrëfimi i luftëtarit.
Ai thotë se menjëherë kanë fillua me përgatitjen, dhe po atë natë, si çdo natë tjetër që bënin roje për sigurinë tonë ai ishte sipas orarit 2 orë roje, mirëpo Naseri ka insistuar që të bëjnë pushimin e natës, mirëpo tek ta ishte një parandjenjë që nuk kishin gjumë, por prisnin kur do të vijë urdhri për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.
“Ne ishim pa gjumë, dhe kur shënon ora 2:00, ne “COBRAT” së bashku me Naserin, jemi nisë për “vëzhgim” nga shtëpia e Sadikut në drejtim të përroit. Aty jemi ndal për një kohë të mjaftueshme dhe kemi pritur derisa ka ardhë edhe një komandant me ushtarë. Nga aty kemi vazhduar në drejtim të shpatit, përpjetë përroit ku pasi kemi arrit në një lartësi të lart kemi dëgjuar disa zëra dhe aty ishte Agimi me Saliun së bashku me ushtarët e tyre”, tregon ai.
Në atë rast, ai së bashku me bashkëluftëtarët e tij, e kishin ë qartë se nuk po shkojnë në vëzhgim, por ishin duke shkuar për të thyer kufirin me 9 prill të vitit 1999.
Fillimi i luftimeve në objektin e Koshares
“Aty çdo komandant kishte marr përgjegjësit për drejtimet e veprimit dhe pa humbur kohë Agimi ka kërkua për zbatimin e urdhrit të dhënë nga Komandant Rrustemi për thyerjen e kufirit. Ne “COBRAT” ishim të parët në drejtim dhe në mbështetje kishim Skënder Hasanxhekajn me ushtarë, që së bashku në kolonë për një kemi vazhduar drejt kazermës së Koshares ku ka qenë një teren shumë i papërshtatshëm. Ishte i minuar dhe me një kujdesje të madhe ju kemi ofruar objektit të Koshares bashkërisht me ushtarët e Skënderit, dhe pa u vërejtur nga Rrasa ku akoma ishin ushtarët serb duke vrojtuar në drejtim të 7 korrikut pasi që atje kishin rënë predhat e para.
Komandant Naseri, na njoftoj se me të dëgjuar brohoritjet e para në drejtim të krahut të djathtë ka Vrojtoret, drejtimi Shkoze –Mulliq, atëherë do të hapim zjarr të fuqishëm në drejtim të forcave serbe dhe objektit ku e kishim si në pasqyre. Posa kemi dëgjuar një zjarr breshërish në drejtim të Shkozës përnjëherë edhe ne hapëm zjarr në drejtim të ushtarëve serb dhe objektit duke i shkaktuam humbjet e para armikut në njerëz”, tregon Maloku.
Armiku i befasuar
Ai thotë se, edhe pse i kanë sulmuar në befasi, armiku u ishte kundërpërgjigj me një rezistence të fuqishme pasi që ishin mirë të fortifikuar përreth objektit. “Mirëpo zjarri i tyre vërehej që ishte më shumë bosh dhe nga frika, se akoma nuk dinin ku ishim të pozicionuar ne.
Luftimet vazhdonin pa ndërprerje, derisa pasdite ka ardhur urdhri për tërheqje, por me këtë urdhër ne “COBRAT” nuk kemi pranuar që të tërhiqemi pasi pak para urdhrit të tërheqjes ne kishim kërkua një top 75mm të cilin e ka sjell Milaim Mazreku bashkëluftëtar i yni. Ne “COBRAT” vazhduam luftimet dhe goditjet e para me top 75mm i epen nga Alberti, Demushi dhe ne të tjerët. Mu më kujtohet se i kishim në dispozicion edhe 8 apo 9 predha, para se të terrohej. I kemi hedhe nëpër pozicionet serbe dhe kemi dëgjuar britmat e të plagosurve duke kërkuar ndihmë”, thekson ai duke shtuar se me këtë sulm “COBRAT” i kanë befasuar edhe bashkëluftëtaret e tyre pasi nuk janë tërhequr kurrsesi.
Luftëtari i UÇK-së, thotë se atë natë rreth orës 23:00 së bashku me Naserin dhe Skënderin kanë vendosur që pranë mitralozit kundërajror të bëjnë roje ushtarët e këmbësorisë me ndërrime deri në mëngjes, ndërsa këta kanë vazhduar në bazën e tyre e cila ishte Shtëpia e Sadikut dhe aty janë takuar me Komandant Agimin dhe Saliun.
Futja në objekt e njësisë “COBRA”
“Naseri me Saliun dhe Agimin kanë dalë në katin e dytë të shtëpisë dhe kanë biseduar për ditët e ardhshme, kurse ne ushtarët e tjerë pa humbur kohë kemi filluar terjen e uniformave, pasi kushtet atmosferike ishin të vështira, me të reshura të shiut dhe borës. Natën e kaluam aty dhe në mëngjes jemi përgatitur dhe kemi vazhduar në drejtim të pozicioneve ku me vete kemi marr dhe predha tjera të topit 75 mm, dhe pa u vërejtur jemi pozicionuar në pozicionet sulmuese.
Aty ishte një qetësi e madhe, edhe pse e dinim se serbët kishin pasë kohë të mjaftueshme gjatë natës të vendosen prapë nëpër pozicionet e fortifikuara. Ata nuk u zbulonin dhe prisnin gabimet tona, mirëpo ne ishim të vëmendshëm dhe për një kohë të mjaftueshme gati se i zbuluam ku janë të pozicionuar dhe përforcuar. Dhe rreth orës 10:00 të datës 10 prill ‘99 kanë filluar të shtien në drejtim tonin me armë snajperike, njëkohësisht ne i zbulonim caqet dhe i asgjësonim me zjarr”, tregon ai.
Më tej, ai thotë se rreth mesditës njësia “COBRAT” duke e llogaritur mbështetjen e këmbësorisë kanë vendosur që të futen në objekt me luftime. “Derisa zhvilloheshin luftime të kombinuara edhe me artilerinë e rëndë e të dyanshme ne i afroheshim me luftime objektit. Përgatitja jonë ishte aq e mirë dhe i ka befasuar serbet. Ata s’kanë mundë të besojnë që ka njësi aq mirë të përgatitura të UÇK-së për luftime. Andaj, nga dera e pasme e kishin braktisur objektin ushtarët serb, por nga ana e poshtme nëpër pozicionet akoma shtinin në drejtim të objektit, po ashtu edhe nga forcat tona është shti në objekt ku tani më gjendeshim ne të tre brenda.
Për momentin, deri sa u ndërpre zjarri nga forcat tona, Naser Vllasi - Cobra, ka dal në hyrje të objektit me berete të kuqe në dorë duke menduar se e kanë kuptuar se ne jemi në objekt dhe përnjëherë nga forcat tona është hapë zjarr në të, si dhe është kërkua në gjuhen serbe nga Fadil Maloku-Mortaja që ne të dorëzohemi, sepse ata akoma nuk kishin kuptuar që ne jemi brenda”, thotë ai, duke treguar se falë një vrimës së shkaktuar ditë më parë në objekt kanë ra në kontakt me Fadil Malokun-Mortajen dhe i kanë treguara se ata janë brenda, ndërsa Mortaja i ka njoftuar të tjerët.
Triumfi i njësisë “COBRA” dhe shpartallimi i serbëve
“Brenda portës menjëherë Naseri dhe ne dy kemi dalë jashtë objektit dhe më pas në shenje fitoreje ka shti në ajër Naseri e më pas edhe unë. Posa kanë filluar të ofrohen ushtarët tanë ne “COBRAT” kemi kontrolluar objektin për tu siguruar edhe njëherë dhe kemi vazhduar për marrjen e bunkerëve dhe pozicioneve si në anën e poshtme të kazermës, ashtu edhe në anën e sipërme.
Fadili me Albertin, Qamilin, Arbenin, Raketen-Isniun, Demushin e tjerët e kanë pas për detyrë marrjen e pozicioneve në anenë e poshtme të objektit, ndërsa në anën e sipërme unë me Naserin, ku dhe kemi arritur te bunkeri kryesor që e kanë pas për mbrojtjen e objektit dhe aty kem has në pajisjet e lëna nga ushtaret serb”, rrëfehet ai.
Ai tregon se komandant Naseri ka kërkuar që të vendosen në atë pozicion ku ai do të dërgojë ushtarë në përforcim. “ Unë isha i vetëm në pozicion në mbrojtje të objektit që kish kaluar tashmë në duart tona, e në anën e sipërme ushtarët e këmbësorisë për çështje sigurie e pastronin atë pjesë të terrenit, me ç’rast kanë shti me armë të zjarrit në drejtim ku isha unë dhe më pas kam kërkuar me zë të lartë nga komandanti i tyre që mos të shtien se jam unë Arif Maloku, pjesëtar i “COBRAVE” në atë pozicion.
Atë natë pa ushqim dhe pa ndërrim fare kam qëndruar në pozicion deri ditën e nesërme në ora 8:00, e më pas kishte ardhur një ushtarë të cilit nuk ia di emrin që e kishte dërguar Naseri... VIJON në Botasot
0 comments:
Post a Comment