Kryetari  i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani duke i uruar qytetarët për ditën e Kushtetutës së Kosovës- Shtetit të Kosovës, përmes Facebook-ut ka rikujtuar vitet e dhimbjes dhe krenarisë së tij dhe rinisë për shtet ndërtimin e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran

Përmes këtij postimi Kryetari Sinani ka paraqitur dokumente (Akuza, ftesë për shoshitje) nga shteti Serb, si dhe ka paraqitur listat e vitit 1999 ,të njerëzve që ishin në plan për tu ekzekutuar nga forcat Serbe, që i pari në listë për ekzekutim ishte vet Kryetari Sinani 

Postimi Origjinal:


Viti 1986, vit i dhimbjes dhe krenarisë.
Me qindra te rijnë studente arrestohen dhe dënohen per Republikën e Kosovës - Shtetin e Kosovës. Jam krenar qe isha i organizuar ne strukturat dhe isha ne anën e kërkesës se Popullit te Kosovës. Urime Kushtetuta e Republikës se Kosovës!







Me 1999 reprezaljet e Policisë, Ushtrisë dhe Paramilitareve Serb ndaj Popullit Shqiptar te Kosovës ( ne fshatin e lindjes - Koperrnicë ). I pari ne liste per ekzekutim Begzad Sinani.






0 comments:

Post a Comment

 
Top