Zvicër: Humb jetën në aksident kosovari 24 vjecar
Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Full-Reuenthal (kantoni Aargau) në Zvicër ka humbur jetën një kosovar i moshës 24 vjeçare.
Nga shkaqe ende të panjohura, ai me makinën e tij VW Golf ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një pemë. Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan 20min.ch.
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur të shtunën rreth orës 15.20. Siç bën të ditur Policia Kantonale e Aargaut, kosovari ishte duke shkuar në drejtim të Leibstadt-it, kur makina kishte rrëshqitur jashtë rrugës dhe kishte goditur drurin, transmeton “albinfo”.
Një person i tretë kishte njoftuar policinë por kur ajo kishte ardhur, e kishte gjetur të riun pa shenja jete.
Rruga Rheintalstrasse ka qenë e bllokuar për trafik deri në orën 22.15. Prokuroria shtetërore Brugg ka nisur hetimet lidhur me rrjedhën
0 comments:
Post a Comment