Kërçovari me banim ne Stein AG, është dekoruar si operatori më i mirë i vitit. Ai, bashkë me 70 punëtorët e tij kujdeset për higjienën, pastrimin dhe sterilizimin e makinerisë prodhuese të kompanisë së prodhimeve të medikamenteve, Novartis Pharma Stein. Novartis, njihet si një ndër firmat më të mëdha të prodhimit të medikamenteve në Zvicër dhe më gjerë.

Njoftimin për këtë çmim na e dërgon doktor Ylber Qusaj, i cili punon si ekspert në testimin dhe prodhimin e medikamenteve kundër kancerit në kompaninë Novartis.

Mjeku i ri shqiptar i është gëzuar përzgjedhjes së bashkatdhetarit nga Kërçova, Asan Rushitit, si njëri ndër 15-të menaxherët me të suksesshëm.

„Për herë e më shumë kemi raste kur shqiptarët në Zvicër me punën e tyre të palodhshme po tregojnë aftësi menaxhuese që na bëjnë të gjithë neve të ndjehemi krenarë për ta. Kjo më ka ndodhur mua me shqiptarin nga Kërçova, Asan Rusiti i cili jeton dhe punone në Stein të Kantonit Aargau, thotë për albinfo.ch Dr. Qusaj.
„Ai, falë punës së tij të palodhshme dekorohet nga firma e ISS si operatori ëmirë “Best Operator” për vitin 2015. Asani, së bashku me 70 punëtorët e tij punojnë për firmen Novartis Pharma Stein“, shkruan dr. Qusaj në letrën e tij.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve organizohet për çdo vit në muajin janar nga kompania ISS Zvicër. Si “Operatorët më të mirë” dekorohen drejtuesit që shkëlqejnë me udhëheqje, menaxhim dhe marrëdhëniet me konsumatorët.

Në saje të sjelljeve të tyre të përkushtuar profesionale dhe vetive menaxhuese që ata tregojnë, janë ambasadorë të mëdhënjë për kompaninë tonë që kontribuojnë në suksesin e kompanisë sonë, vlerëson ISS.

Kjo kompani me mbi 12 mijë punëtorë dhe 36 përfaqësi të përhershme në tërë Zvicrën, radhitet në mesin e dhjetë punëdhënësve më të mëdhenj në Zvicër.
Në mbarë botën Novartis angazhon mbi 530 mijë punëtorë dhe kështu në grupin ISS bëjnë gara 5 kompanitë të mëdha private në botë.(albinfo)

0 comments:

Post a Comment

 
Top