Tabela me mbishkrimin cirilik në të cilat shkruan ‘Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë’, si dhe simbole të Republikës së Serbisë, janë vendosur në hyrje-dalje të Zubin Potokut nga ana e Bërnjakut, ndërsa nuk vërehen simbole të shtetit të Kosovës askund.

Këto tabela janë vendosur të shtunën rreth mesditës me urdhër të kryetarit të sapo zgjedhur të kësaj komune, Stevan Vulloviq.

Në hyrje të Zubin Potokut nga ana e kufirit të Bërnjakut, ishte e vendosur edhe një pano pak metra para tabelës së lartë përmendur me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Serbisë”, por disa persona, me të vërejtur gazetarin e Kosovapressit duke e fotografuar atë, e kanë hequr shpejtë e shpejtë. /KP/

0 comments:

Post a Comment

 
Top