Pas Ligës së Kampionëve, Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Superkupës së Evropës, Xherdan Shaqiri ka arritur ta fitoj edhe Kampionatin botëror për klube, me skuadrën e Bayern Munchenit, pasi në finale mundën Raja Casablanca me rezultat 2:0.
Mesfushorit kosovar, i cili në minutën e 61-të ua dridhi shtyllën marokenëve, iu deshtë vetëm një vit që ta shkruaj historinë me skuadrën nga ‘Allianz Arena', ku u transferua vitin e kaluar nga ekipi zviceran Basel.
Shaqiri është bërë pjesë e historisë së klubit bavarez, duke fituar pesë trofe për një sezon, që deri më tani nuk e ka bërë asnjë ekip gjerman./Express
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment