John Gilmartin është një person shumë fatlum. Zemra e tij ndaloi së punuari 17 herë brenda disa minutash, por arriti të rikthehet në funksion secilën herë me ndihmën e mjekëve. John i mbijetoi asaj që ndoshta askush më herët nuk i kishte mbijetuar.

Burri 41-vjeçar nga Chaddesden, Angli, “rifitoi” zemrën 11 herë gjatë rrugës për në spital dhe gjashtë herë të tjera brenda spitalit Royal Derby Hospital, ngjarje kjo që ndodhi dy muaj më parë.

Ai nuk ishte ndjerë mirë gjatë një dite, në muajin shtator, dhe ishte rrëzuar pa ndjenja, para se të zgjohej në dhomën e kujdesit intensiv.

Gilmartin, i cili kurrë më herët nuk kishte pasur probleme me zemrën, tash është rikuperuar plotësisht dhe thotë se ishte me fat që mbijetoi.

“Nuk kam pasur ndonjë problem me zemrën, gjithmonë kam qenë mirë me shëndet. Familja ime ishte tmerruar. Gruaja ime më ka lëshuar në dysheme dhe ka bërë reanimim kardiopulmonar në mua derisa kanë ardhur mjekët”.

“Ka pasur shanse që unë tash të vuaja nga dëmtime të trurit pa një reanimim kardiopulmonar (ndihma e parë duke pompuar zemrën dhe dhënë oksigjen)”, ka thënë ai.

Punëtorët shëndetësor vazhdimisht i kishin administruar goditje elektrike për ta mbajtur zemrën e tij të funksionojë, që ka funksionuar dhe personi nuk ka pasur as pasoja nga kjo.

Dr Gareth Hughes, i cili ka qenë në mesin e stafit që ka kryer ndërhyrjen kirurgjike në zemrën e personit, ka thënë se rastet kur zemra ndalon dhe ringjallet sërish me ngacmime elektrike, zakonisht përjetojnë dëmtime neurologjike, që nuk kishte qenë rast te Gilmartin.

“Është jashtëzakonisht e pazakonshme të kesh një rezultat aq të suksesshëm, i cili jo vetëm që mbijetoi, por mbijetoi plotësisht pa dëme neurologjike”, ka thënë mjeku.

0 comments:

Post a Comment

 
Top