Flamuri serb ka valuar në mes të Tiranës, ndërkohë që nga kryeqyteti i shqiptarëve, Kryepeshkopi serb, Irinej, ka thënë se “Kosova është dhe do të jetë serbe”.
Gjithçka ka ndodhur sot gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, e ku, tok me Krepeshkopin serb, kanë marrë pjesë gjithë lidershipi institucionalë e politikë i Tiranës.
Ky lirisht mund të quhet si provokimi i radhës që vjen nga shteti amë, apo thënë më mirë pakujdesia e radhës e Tiranës ndaj ndjenjave të kosovarëve; diçka që ndodh vazhdimisht, diçka që përsëritet kohë pas kohe - herë nga ndonjë televizion, herë nga një parti politike, nga ndonjë kryetar bashkie...
Të kujtojmë se vite më parë, Goran Bregovic mori Çelësin e Tiranës, Kumbar i bashkimit të PS’së dhe LSI’së ishte Ish-Presidenti serb, Boris Tadic, pak javë më parë shqiptarët në Tiranë u harbuan me Zdravko Colicin.
Por kulmi ishte ceremonia e sotshme shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
Pse duhet ftuar në një ceremoni kaq të rëndësishme për komuniteti ortodoks shqiptar një fashist serb sic është Kryepeshkopi serb, Irinej?
Si mundet që i gjithë lidershipi shqiptar; nga Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Kryeparlamentari Meta dhe lideri i opozitës, Basha, të marrin pjesë në këtë ceremoni dhe t’ia puthin dorën Irinejt?
Kush ua lejoi atyre të rinjve të valojnë flamurin serb dhe të hedhin parulla kundër shqiptarëve ( orainfo)
0 comments:
Post a Comment